Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të organizojë një drekë pune për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer.
Ngjarja është planifikuar të mbahet më 19 shtator në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel.
Në këtë takim janë ftuar liderët Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Megjithatë, lista përfundimtare e përfaqësuesve nuk është publikuar ende.