Pamflete kërcënuese vendosen në veri, në përkrahje të grupit të Radoiçiqit

Thirrjet kërcënuese e përkrahja ndaj Milan Radoiciqit, sërish janë kthyer në pjesën veriore të Kosovës, përmes mbishkrimeve. Policia tashmë është duke e hetuar rastin si nxitje urrejtjes dhe përqarjes, ndërkohë që po vazhdon të ruaj edhe më tutje objektet ku vepronin strukturat paralele serbe. E gjatë ditës, janë bërë të ditura edhe shumat që u sekuestruan nga Policia në degën e Bankës Popullore të Serbisë dhe Drejtorisë së Thesarit që funksionte në komunën e Leposaviqit. Nga policia janë paralajmëruar edhe intervistime të personave përgjegjës.

Pamje nga pamfletet kërcënuese në veri të publikuara në Telegram.

Fotografia e një pjese të grupit terrorist që organizuan sulmin terrorist në Banjskë është vendosur në disa lokacione, në veri të Kosovës.

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”, është shkruar në pamfletet e vendosura, pak ditë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale për këtë rast.

Për vendosjen e tyre tashmë hetim ka nisur Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se në rast rast është përfshirë edhe Prokuroria Speciale.

“Nuk është hera e parë që ne e shohim nxitje të urrejtjes, me ato pamflete por s’janë shumë brengosese për neve, Policia e Kosovës ka hasur në disa lokacione në veri, është iniciuar si rast i nxitjes së urrejtjes, nuk kemi persona të arrestuar dhe të dyshimt për momentin”, ka thënë zv/drejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Përveç me hetimin e pamfleteve, Policia është duke u kujdesur edhe për objektet që i bastisi një ditë më parë.

Në Leposaviq i mbyllur ka qenë gjatë së premtes, objekti që deri një ditë më parë, shërbeu si degë e Bankës Popullore të Serbisë,  e degë e Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë,

Këto institucione që vepronin ilegalisht, ishin duke funksionuar në objektin e njëjtë ku kishte qenë edhe komuna paralele serbe.

“Kjo është vazhdimësi e rastit për shpëlarje të parash që ka nisur më herët, tek bankat më herët që kemi bërë bastisje, nuk ka pasur ndonjë problem kemi konfiskuar prova materiale, të nevojshme si dokumentacione të ndryshme, para të gatshme, shtëpiza të kompjuterëve edhe vula të ndryshme…Javën e ardhshme me siguri do të intervistohet dikush që është menaxher i asaj pike dhe mandej procedura vazhdon në prokurori e Gjykatë”, ka shtuar Elshani.

Në raportin 24 orësh të Policisë, është bërë e ditur se aty ishin gjetur e sekuestruar mbi 5 miliionë e 700 mijë dinarë, 57 mijë dollarë amerikan, mbi 10 mijë euro e 2700 franga zvicerane.

Gjithashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR, dokumente e vula të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve.

Aksioni i Policisë në veri, vjen si vazhdimësi e veprimeve për mbylljen e institucioneve ilegale serbe, përfshirë këtu komunat ilegale dhe institucione të ndryshme si posta e Serbisë e banka komerciale.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika