Kurti: Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Serbia në Ballkanin Perëndimor pasqyron stilin autoritar të Rusisë

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia në Ballkanin Perëndimor pasqyron stilin autoritar të Rusisë, duke krijuar tensione në Kosovë dhe kërkuar ndarjen e Bosnjës.

Këto komente u bënë gjatë pjesëmarrjes së tij në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?” në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024, ku morën pjesë edhe figura të tjera të rëndësishme politike nga rajoni dhe BE-ja.

Siç njofton zyra e Kryeministrit, gjatë fjalës së tij, Kurti vuri në dukje se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka nxjerrë në pah rreziqet që vijnë nga regjimet autoritare.

“Gjatë adresimit të tij, kryeministri Kurti shprehu se sfidat me të cilat përballet rajoni janë të ndërthurura me kontekstin më të gjerë të ndryshimeve globale në aspekte të ndryshme politike dhe gjeopolitike.

Ai shtoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zbuluar rreziqet që vijnë nga regjimet autoritare. Vijoi se edhe në Ballkanin Perëndimor Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë. Strategjia e saj është krijimi i tensioneve në Kosovë dhe kërkimi i ndarjes së Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin, për të siguruar lëshime dhe për të shmangur reformat e nevojshme.

Theksoi se ajo që nevojitet është normalizimi i vetë Serbisë, e cila duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Kurti ka theksuar gjithashtu përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal, duke theksuar synimet strategjike të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Kryeministri nënvizoi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal dhe se vijon të punojë pareshtur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE si qëllime tona strategjike.

Ai shtoi se Kosova në tri vitet e fundit, ka shënuar rritjen më të shpejtë të treguesve demokratikë në rajon dhe rritje të lartë ekonomike, duke treguar se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah njëra-tjetrës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Si njofton më tej zyra e Kryeministrit, pjesë e panelit të diskutimit ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanović, anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željko Komšić, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčak, deputeti i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. Moderator ishte presidenti i Lëvizjes Evropiane të Malit të Zi, Momčilo Radulović.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika