Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj postimit të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ku publikuan një video me pamje nga veriu i vendit, ku në sfond dëgjohet një fjalim i kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Kica-Xhelilit, VV-ja ka nisur një “fushatë”, të cilën ajo e përshkruan me një stil të ngjashëm me filmat e James Bond. Ajo theksoi se qasja e partisë në pushtet është e parashikueshme dhe se nuk ka asgjë të re për të ofruar në këtë fushatë.
“Sapo i thash dikujt qe këta do ta fillojnë ‘fushatën’ në stilin alla James Bond, se s’kanë me çka tjetër. Tash, ose këta shumë të parashikueshëm, ose unë shumë parashikuese”, ka shtuar deputetja e LDK-së ne Facebook.