Një 48-vjeçar nga Prizreni humbi jetën pasditen e së premtes, pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili, ka bërë të ditur Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku nuk mundi të iu mbijetojë plagëve të marra.
Viktima është J.K., i moshës 48 vjeçare nga Prizreni. Për rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Bytyqi.