Haradinaj kritikon Kurtin dhe fajëson Vuçiqin për situatën në veri

Ramush Haradinaj ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si përgjegjësin kryesor për tensionet në veri të Kosovës. Ai e cilësoi situatën si vazhdimësi të luftës së Vuçiqit kundër Kosovës, ndërsa kritikoi Kurtit për krijimin e terrenit të përshtatshëm për veprimet anti-Kosovë të Serbisë.

Ramush Haradinaj, AAK

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave dhe kërkesave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të bëra gjatë një konference për media.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e akuzoi Vuçiqin si përgjegjësin kryesor për situatën në veri të Kosovës.

“Për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb. Ai ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ai e ka minuar procesin e dialogut për njohje. Ai i ka urdhëruar serbët lokal të braktisin jetën institucionale. Ai i ka urdhëruar ata t’i braktisin zgjedhjet. Ai i ka mbështetur grupet kriminale dhe i ndikuar edhe nga Rusia, ka hartuar skenar për destabilizimin e Kosovës. Prandaj kërkesat e tij sot, janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj gjithashtu kritikoi qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, duke e akuzuar atë për krijimin e terrenit të përshtatshëm për veprimet anti-Kosovë të Serbisë. Sipas tij, politika e qeverisë Kurti ka zbutur perceptimin e politikave fashiste të Serbisë ndaj Kosovës.

“E dhimbshme, por fatkeqësisht terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe.

Me Serbinë ka veç një zgjidhje, njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues”, ka shtuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika