U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës, për hapjen e urës?

Moshapja e urës së Ibrit nga analisti politik Dritro Arifi po konsiderohet se lidhet me kërcënimet që mund të ketë marrë Qeveria e Kosovës nga vizitat e fundit në Kosovë të partnerëve ndërkombëtarë. Kurse, analisti tjetër politik Albinot Maloku nuk beson që mund të ketë pasur kërcënime, por nga këto vizita Qeveria e Kosovës pati një racionalitet

Në Kosovë vizita të rëndësishme, si muajt e fundit ka kohë që nuk ka pasur.

E shumica nga to, erdhën pikërisht në kohën kur Qeveria e Kosovës tha se do hap urën e Ibrit që lidh qytetin e Mitrovicës Jugore me atë Veriore.

Megjithatë, pikërisht këto vizita sipas analistëve politik, ndikuan që Kosova të bëjë një hap prapa në këtë drejtim.

“Po është e vërtet, që disa vizita shumë të rëndësishme, po themi një artileri e rëndë e diplomacisë amerikane  sidomos e qetësoi Qeverinë e Kosovës, për të mos marrë veprime unilaterale”, ka thënë Dritro Arifi, Analist politik.

Por, a erdhi kjo zmbrapsje e Qeverisë, sipas Arifit për shkak të fillimit të koordinimit me ndërkombëtarët apo se pati kërcënime nga këto vizita?

“Sa për dakordim, nuk besoj sepse ishim dakordu më herët, por që të themi nga një kërcënim real diplomatik, që çdo veprim i mëtutjeshëm në këtë apo në atë drejtim do të ketë pasoja, për shtetin dhe për individët”, ka thënë tutje Arifi.

Mirëpo, analisti tjetër politik Albinot Maloku nuk beson që mund të ketë pasur kërcënime, por nga këto vizita Qeveria e Kosovës pati një racionalitet.

“Unë nuk du me i marrë si kërcënime, sa si referenca të ndryshimit të politikave që duhet të ndjek qeveria e Kosovës nga ato që kanë qenë deri më tani, që nuk kanë prodhu progres përveçse regres, dhe në këtë rast unë nuk dua të i cilësoj si kërcënime, por si tërheqje e vërejtjes së qeverisë për veprimet e saja”, ka thënë Albinot Maloku,  Analist politik.

Kosova për hapjen e urës është përplasur edhe me Bashkimin Europian për të cilën këta të fundit insistojnë të jetë temë e diskutimit në Bruksel, ani se në vitin 2016 palët kishin arritur një marrëveshje për hapjen e saj.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika