Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ajo ka shkruar në rrjetin social ‘X’, se pas deklaratave të mbrëmshme të presidentit Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duhet që urgjentisht të fokusohet në Ballkan.
“Vuçiqi po thirret në librin e lojërave të Putinit, që përcakton planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran”, ka shkruar deputetja Kearns.
Ajo ka shtuar tutje se Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet ndarëse.
“Populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo që të jenë pengje në ambiciet irredentiste”, ka shkruar deputetja Kearns.
Following last night’s statements by President Vučić the UK Govt needs to urgently focus on the Balkans.
Almost a year since the Banjska attack there is still no justice, and despite the complicity of the Serbian state still no sanctions from the EU (only lithium and jet deals).…
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 14, 2024