Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale 11-15 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.
“Sasitë e reshjeve në disa zona do të jenë të larta në intervale të shkurta kohore”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.