Haxhiu: SHKK konsiderohei si institucion për burra, ne e kemi ndryshuar atë tani janë të punësuar 72 gra

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur për një konsideratë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, nuk është më pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti.

Haxhiu u shpreh se ShKK-ja ishte konsideruar si një institucion që punëson vetëm burra, por kjo është ndryshuar, pasi sipas saj gjatë qëndrimit të saj krye të detyrës si ministre e Drejtësisë, janë punësuar 72 gra.

Ajo bën dhe krahasimin nga vitit 2018-2021, ku thotë se vetëm 16 gra ishin të punësuara në ShKK.

“Me qëllim po e përmend Shërbimin Korrektues të Kosovës, ku deri vonë është konsideruar si një institucion ku duhej të punësoheshin vetëm burra. Ne e kemi ndryshuar këtë, dhe vetëm përgjatë kësaj periudhe janë punësuar 72 gra. Për ta bërë një krahasim nga viti 2018 deri në vitin 2021, kanë qenë vetëm 16 gra”, tha ministrja.

“Sa i përket reformës në drejtësi, më lejoni të iu tregoj se e kemi finalizuar dhe dërguar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese për vetingun në sistemin e drejtësisë, siç pritet edhe të votohen”, vijoi Haxhiu.

Haxhiu listoi edhe “sukseset” e tjera të arritura në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë gjatë kësaj qeverisje.

“Janë bërë punë shumë të mira që prekin direkt vajzat dhe grate. Që ndikojnë drejtëpërdrejtë në mirëqenien e tyre. Disa nga veprimet që janë marrë nga Ministria e Drejtësisë: Mbi 136 akte normative të miratuara, 17 koncept-dokumente dhe dokumente stategjike të miratuara. 29 akte-marrëveshje ndërkombëtare si dhe nisma për marrëveshje të nënshkruara, të miratuara, mbi 100% apo Mbi 1 milion euro  më shumë euro mbështetje për shërbimet sociale, 200 mijë euro për fëmijët pa kujdes prindëror e shumë të tjera..”.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika