Ukraina fton OKB-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar t’u bashkohen përpjekjeve humanitare në Kursk të Rusisë

Një ushtar ukrainas patrullon në një zonë të kontrolluar nga ushtria ukrainase në qytezën Sudzha, në rajonin e Kurskut, Risi, 16 gusht 2024./Reuters

Ukraina tha të hënën se u ka kërkuar Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) t’u bashkohen përpjekjeve humanitare në rajonin Kursk të Rusisë, në të cilin forcat ukrainase e kryen një inkursion në gusht.

Ushtria ukrainase tani ka nën kontroll rreth 100 vendbanime në rajonin e Kurskit një muaj pasi e nisi inkursionin befasues, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat ruse i kanë rimarrë nën kontroll edhe dy fshatra të tjera në këtë rajon.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, tha se e udhëzoi të dielën Ministrinë e vet t’i ftojë OKB-në dhe ICRC-në të punojnë në rajonin e Kurskut.

“Ukraina është e gatshme ta lehtësojë punën e tyre dhe të sillet në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha Sybiha në X gjatë një vizite në Sumi, nga ku forcat ukrainase e nisën sulmin matanë kufirit.

Ai tha se ushtria ukrainase po garanton ndihmë humanitare dhe kalim të sigurt për civilët në rajonin e Kurskut.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se ftesat u janë dërguar OKB-së dhe ICRC-së “duke marrë parasysh gjendjen humanitare dhe nevojën për të siguruar të drejta themelore njerëzore në territorin e rajonit të Kurskut”.

Ajo tha se i ka kërkuar ICRC-së të vëzhgojë nëse Ukraina po vepron në përputhje me parimet e ligjit ndërkombëtar humanitar.

Nuk është e qartë nëse OKB-ja dhe ICRC-ja janë përgjigjur.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, TASS, e citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, duke thënë se deklarata të tilla janë “provokuese”.

Ai e bëri të qartë se Moska, e cila e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, pret që OKB-ja dhe ICRC-ja të mos i pranojnë ftesat./REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika