Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Rashit Qalaj, ka deklaruar se veriu i Kosovës po përdoret edhe nga Serbia dhe udhëheqësit e saj për mbulimin e problemeve të brendshme në Serbi.
Qalaj, në emisionin “Five”, tha se situata në Serbi është para shpërthimit, pasi qytetarët serb nuk janë të kënaqur dhe po zhvillohen protesta të fushave të ndryshme.
“Veriu i Kosovës, Vuçiq dhe Serbia po e përdorin për të mbuluar problemet e brendshme që i ka në Serbi. Atje situata është para shpërthimit për shkak të protestave të ndryshme të qytetarëve të Serbisë, shtetasve të Serbisë në raport të qëndrimeve për përdorimin e rezervave të Litiumit dhe kontratat e nënshkruara me shtetin serb, por edhe probleme të tjera me bujqësinë me popullsinë që jetojnë në Vojvodinë”.
“Te qytetarët shqiptarë kurrë nuk është bërë sa duhet, duhet të investohet dhe bëhet më shumë. Ka nevojë që njerëzit të kthehen në pronat e tyre, por që duhet të investohet edhe në fshatra e qytete. Vetëm kur të kemi integrimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në institucionet e vendit, ne mund të flasim për shtrirjen e sovranitetit në tërësi në veri”, deklaroi Qalaj.
Ai shtoi se fillimisht Partia Demokratike e Kosovës kishte filluar ndërtimin e shtëpive në veri.
“Shtëpitë e shqiptarëve janë ndërtuar që nga paslufta. Është PDK-ja ajo që ka filluar me ndërtimin e shtëpive dhe rikthimin e populates atje. Është PDK-ja kur në 2011 që ka qenë në pushtet dhe institucionet e rendit kanë ruajtur pikat kufitare dhe popullatën e Kosovës. Janë zhvilluar shumë veprime dhe atje, ka pasur funksionime të institucioneve të Kosovës. Populli serb ishte I integruar. Ka pasur zgjedhje të lira. Kryetar të komunave edhe pse dorën në zemër ka marrë dy urdhra të dyfishta, së paku në letër edhe institucionet dhe ligjet e Kosovës, ka pasur edhe veprime në kundërshtime me ligjet e Kosovës”, theksoi ai.