Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Melazim Koci, ka thënë se shtatë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, janë pretekst për veprimet e tjera “konflektuese”.
“Këto kërkesa nuk janë bërë për t’u realizuar nga Kosova. Janë vetëm pretekst për t’u realizuar nga Kosova. Pretekst për veprimet e tjera konfliktuese”, tha Koci.
Koci në “Five” deklaroi se Vuçiqi është vënë në një situatë ku duhet të vendosë se a është “pro” lindjes dhe perëndimit.
“Vuçiqi para deklarimit të tij ka qëndruar në Moskë, e që i ngjan asaj që ka ndodhur me Ukrainën. Ky skenar ka qenë i hartuar me Rusinë. Nuk respektohen marrëveshjet dhe janë persokutuar. Përpos 7 pikave janë të njohura për opinionin dhe adresimin e tij ka pasur edhe çështje të tjera që janë dokur edhe më alarmuese.
“Gjitha vendimet nga Institucionet e tona nga viti 1999 të shpallen null. Hera e parë që Beogradi të dalë me një kërkesë të tillë. Të shpallen gjitha vendimet e institucionet kosovare nga viti 1999. Është përpjekje e fundit e Rusisë që ta vërë para një pozicioni që Vuçiqi nga është. Është nga lindja, nga Rusia apo ka lëvizur më shumë, shkaku I marrëveshjeve të fundit të arritur nga Perëndimi. Dhe e dyta është edhe në takimin në Kazan të Brixit. Ai është I ftuar hapur nga Putini dhe ftesa është publike. Sfidë nga Putini. Të reshtohesh nga Putini apo nga Perëndimi. Kjo është në pyetje. Skenari me Moskën ka të bëjë”, vijoi Koci.