Kërkesa e Vuçiqit, a do të mund të kthehen prokurorët e gjyqtarët serb?

Gjyqtarët e prokurorët serb do të mund të kthehen në vendin e tyre të punës, pa asnjë problem për shkak se Këshillat i kanë mbajtur pezull dorëheqjet e tyre. Nga shoqëria civile thonë se pavarësisht zhvillimeve, veprimet e KGJK-së e KPK-së, kanë qenë me vend, ndërkohë që ish kryetari i Supremes thotë se të njëjtit duhet të përballen me masa disiplinore, meqë shumë nga gjyqtarët u rreshtuan krah politikës atë kohë

Për dallim nga pozitat për kryetar të komunave në veri, e për zyrtarë policor serb, që u plotësuan menjëherë, pozitat e gjyqtarëve e prokurorëve serb të dorëhequr nëntorin e 2022, nuk u plotësuan asnjëherë.

Dorëheqjet e tyre të dërguar rreth 2 vjet më parë, vazhdojnë të jenë pa ndonjë përgjigje, derisa diskutimi rreth mundësisë së kthimit të tyre, u rikthye pas kërkesës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, së fundmi.

Nga KGJK-ja kanë thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe se dorëheqjet e tyre do të shqyrtohen në momentin që ky institucion vlerëson.

Këshilli gjyqësor i Kosovës: Bazuar në kërkesën tuaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njofton të gjitha mediat dhe të interesuarit se mbetet pranë qëndrimit të mëhershëm të deklaruar se çështja e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe të administratës së Komunitetit Serb, do të shqyrtohet në momentin që KGJK e vlerëson se është koha e duhur dhe sipas procedurës së përcaktuar për situata të tilla.

Derisa nga Këshilli Prokurorial në një përgjigje për televizionin thanë se ende nuk kanë pranuar asnjë kerkesë për kthim në punë, nga prokurët e dorëhequr.

Këshilli Prokurorial i Kosovës: Lidhur me pyetjet që keni parashtruar, ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga prokurorët serbë për kthimin e tyre në sistemin prokurorial dhe në momentin që ka kërkesa të tilla, KPK-ja do t’i shqyrtojë ato.

Por veprimet e Këshillave, ish kryetari i Gjykatës Supreme, i sheh si të ndikuara nga zhvillimet politike.

Fejzullah Hasani – Ish kryetar i Gjykatës Supreme deklaroi se “Kjo është çështje problematike, në kuptimin që edhe pse kemi të bëjmë me gjyqtarë e prokurorë, e jashtë politikës, kemi të bëjmë me këmbë e krye në politikë dhe ata janë të dirigjuar haptas nga politika e Beogradit dhe Vuçiqit, me vetë faktin se kur kanë dhënë dorëheqje procesi është heshtur dhe ka kaluar në mënyrë të heshtur dhe nuk kanë ndërmarr veprime disipilinore sic e kërkon ligji mbi gjykatat dhe kodi etikes ajo le me kuptu që ka pasur presione nga politika dhe faktori ndërkombëtar.”

Hasani shton se veprimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë në kundër kushtetuese e të jashtëligjshme, derisa shton se duhet të përballen me masa disiplinore.

Edhe sipas shoqërisë civile, nëse KGJK e KPK, vendosin për kthimin e tyre në sistemine  drejtësisë, duhet shikuar për veprimet që kanë bërë.

Ehat Miftaraj – Drejtor i IKD-së deklaroi se “Me vetë faktin që Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk i kanë miratuar dorëheqjet e tyre kjo nënkupton që të njëjtit kur të shprehin vullnet për tu kthyer ne vendet e punës, të njëjtit mund të kthehen, e kemi thënë vazhdimisht kanë qenë ndër vendimet më të zgjuar të KPK-së e KGJK-së, mos miratimi i dorëheqjeve të tyre, sepse në fund të fundit sistemo gjyqësor dhe prokurorial duhet të mendojnë për interesa të qytetarëve të Kosovës, për zbatimin e ligjit për ofrimin e  shërbimeve për të gjithë.”

Liridon Salihu – Hulumtues, GLPS deklaroi se “Institucionet e Republikës së Kosovës nuk duhet të lidhen për kërkesat që i bënë presidenti i Serbisë, ajo që është më e rëndësshme është që KGJK-ja e KPK-ja, janë dy prej institucioneve kryesore që vendosin qoftë për cështjen e kthimit apo largimine gjyqtarëve dhe prokurorëve në 2022, ajo çka duhet të dihet në bazë të legjislacionit në fuqi, pa aprovimin e këtyre dorëheqjeve nuk mund të themi se ata janë larguar nga institucionet gjyqësore.”

Në nëntor të vitit 2022, përvec zyrtarëve policor, nga sistemi i drejtësisë për shkak të zhvillimeve politike në veri, dhqanë dorëheqje 10 prokurorëve dhe 25 gjyqtarëve serb e rreth 200 punonjës administrativ që ishin duke punuar në komunat veriore.

Megjithatë, përderisa nuk ka pasur përgjigje për dorëheqjet, në dy raste, konkretisht kryetaren atë të Gjykatës Themelore në veri Liljana Stevanoviq dhe udhëheqësin e divizionit të Apelit në Veri, Nikolla Kabashiq, situata kishte ndryshuar.

Kjo pasi që duke marrë pjesë në aktivitetet e Listës Serbe, procedurat disiplinore ndaj tyre kishin përfunduar me shkarkimin e tyre, vendim që ishte marrë pas propozimit të KGJK-së, e miratimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika