Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 16 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, përfshirë pesë gra dhe katër fëmijë

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 16 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, përfshirë pesë gra dhe katër fëmijë.

Një sulm ajror e bëri rrafsh me tokën një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, duke i vrarë së paku 10 njerëz në të, përfshirë katër gra dhe dy fëmijë.

Spitali Awda, i cili i pranoi trupat e viktimave, e konfirmoi lajmin dhe shtoi se 13 njerëz të tjerë u plagosën nga ai sulm.

Sipas të dhënave të spitalit, në mesin e të vdekurve ishte një nënë dhe fëmija i saj, si dhe pesë motra e vëllezër të saj.

Një sulm tjetër në një shtëpi në Qytetin e Gazës i vrau gjashtë njerëz, përfshirë një grua dhe dy fëmijë, sipas Mbrojtjes Civile, mjekëve emergjentë të cilët punojnë nën udhëheqjen e qeverisë së Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli thotë se në shënjestër i vë vetëm militantët dhe e akuzon Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura se po i rrezikojnë civilët duke vepruar në zonat e banimit.

Ushtria izraelite rrallëherë i komenton sulmet individuale, në të cilat shpesh vriten gra dhe fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se më shumë se 41.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael e nxiti luftën mes tyre. Ministria nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve në llogaritjen e numrit të të vdekurve në këtë luftë, por thotë se mbi gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Izraeli thotë se i ka vrarë mbi 17.000 militantë, pa dhënë dëshmi për këtë.

Lufta ka shkaktuar rrënim të madh dhe i ka zhvendosur mbi 90 për qind të banorëve të Gazës prej 2.3 milionë.

Lufta nisi kur Hamasi kreu një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit, ku vrau rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika