Abdixhiku: Me këtë qeveri nuk kemi të ardhme, ëndrra e as shpresë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “mashtruese” Qeverinë Kurti në një tubim në Lipjan, duke thënë se për katër vjet, Kosova është varfëruar, mbyllur dhe izoluar.

Abdixhiku ka deklaruar se si shkak i mospunës, Qeveria ua ka rënduar jetën qytetarëve dhe i ka rritur çmimet, duke shkaktuar “ikje masive të njerëzve tanë në Evropë”.

“Po i kalojmë katër vite të vështira për vendin tonë. Katër vite të një qeverie që ka mashtruar me një popull të tërë. Që i ka mbajtur të varfëruar, të mbyllur e të izoluar. Sepse nuk punuan për katër vite, na lanë me jetë të rënduar, çmime të larta, paga të njëjta, me ikje masive të njerëzve tanë nëpër Evropë. Na lanë me shkolla pa rezultat, me spitale të sëmura, me biznese të shtypura e me sistem të korruptuar deri në fyt. Mbi të gjitha, na lanë të vetmuar, pa miq e aleatë. Kosova, e përplasur me të gjithë, për katër vite nuk ka marrë asnjë njohje të vetme, asnjë anëtarësim, nuk ka bërë asnjë hap drejt rrugëtimit tonë euroatlantik që ne si LDK e kemi synim orientues e strategjik”, është shprehur Abdixhiku.

Sipas kreut të LDK-së, Qeveria Kurti e ka lënë Kosovën edhe pa aleatë “duke u përplasur me të gjithë e duke mos pasur njohje”. Abdixhiku ka shtuar se katër vitet e ardhshme “do të jenë të mjaftueshme për ta rikthyer Kosovën në rrugë të mbarë”.

“Katër vitet e ardhshme do të jenë të mjaftueshme për të rikthyer këtë fat në rrugën e mbarë, në rrugën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në rrugën e vetme me rezultate historike për Republikën e Kosovës. Do të keni një kryeministër dhe qeveri që i kupton hallet e juaja. Një kryeministër që ju vjen me rrugë të reja, spitale të reja, centrale me gaz, shkolla me ushqim për fëmijë, stadiume moderne, me gjykata të pakorruptuara e me qeveri punëtore që synim ka të ardhmen e jo të shkuarën e Kosovës. Më 9 shkurt ne zgjedhim Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresën e fundit të Republikës së Kosovës,” ka shtuar ai./KosovaPress

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika