Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i mitur në Pejë, pasi kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, të cilën njëherësh e kishte sulmuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i mituri është dërguar në mbajtje, pas intervistimit nga ana e prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.