Pritet të mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Të martën në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare, të cilat do të shqyrtojnë ligje dhe çështje të ndryshme, duke përfshirë shëndetësinë, ekonominë, të drejtat e njeriut, mjedisin dhe legjislacionin

Kuvendi i Kosovës

Këtë të martë, në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisione parlamentare.

Në orën 08:30 do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili pret në takim një delegacion nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga Parlamenti Gjerman.

Ndërsa, në orën 11:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, për Projektligjin për Kripto-asetet. Gjithashtu rishpall konkursin për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me fillim nga ora 11:00 do të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, në ora 13:00 shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2024.

Po ashtu, në orën 13:00 Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton në parim Projektligjin për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë vjeç.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në orën 13:30 miraton raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika