Joseph: ShBA-ja duhet ta ndryshojë qëndrimin ndaj Beogradit

Edward Joseph, analist amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka kritikuar qasjen e ShBA-së dhe të BE-së ndaj dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar se mbështetja e tyre për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq nuk po sjell stabilitet, por përkeqëson tensionet, ndërsa qasja ndaj kryeministrit Albin Kurtit është e pamjaftueshme

Edward P. Joseph, analist amerikan dhe njohës i çështjeve të Ballkanit.

Situata në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe qëndrimet që po mbahen karshi të dyja palëve nga liderët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për analistin amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph, janë të gabuara.

“Çfarë po ndodh në Kosovë nuk është situatë e re, e kemi pare prej vitesh tashmë dhe arsyeja është se ShBA, si lider kryesor, bashkë dhe me BE nuk po e tregojnë forcën që ata kanë, që janë të parët që luajnë kartat dhe nuk lëviz asgjë Vuçiq dhe sigurisht as Kurti. Dhe në vend qe të tregojnë forcën të dyja, si ShBA ashtu edhe BE, ata kanë përkrahur Vuçiqin, dhe kjo është parë nga Kurti, i cili u druhet aksioneve në Kosovë. Mesazhi im është shumë i qartë, dobësia sjell dobësinë, kështu që ne kemi qenë të dobët me Vuçiqin, edhe pse e dimë aleancën e tij të fortë me Rusinë dhe me Kinën, ne të gjithë e kemi para Vulinin të takohet me Putinin dhe Vuçiqin që priti Shi Xhin Ping, gjithashtu ato kanë marrëdhënie të ngushta me Iranin. Kjo është gjendja dhe Kurti thotë unë e shoh sa të dobët po tregoheni dhe unë po përfitoj dhe ndërkohë tregohet provokativ me serbët e Kosovës, dhe ky është një problem i madh”, u shpreh ai.

Joseph thekson për RTSH-në se zgjidhja mbetet te hapat e menjëhershëm që fuqitë e mëdha duhet të ndërmarrin, duke ndërruar me shpejtësi të gjithë politikën e tyre në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

“ShBA-ja duhet menjëherë të ndryshojë qëndrimin kundrejt Beogradit dhe pastaj mund të kemi një shans me Prishtinën. Momentalisht ShBA-ja dhe BE-ja po e mbajnë fokusin te Prishtina dhe çfarë mund t’i bëjnë më shume Kurtit, edhe pse për mendimin tim ajo çfarë po bën Kurti është problematike, por nga ana tjetër liderët  nuk po bëjnë asgjë për Vuçiqin, pasi duan përkrahjen e Serbisë për Ukrainën si dhe duan litiumin e këtij vendi. Duhet të jetë e kundërta, sa më shumë presion t’i ushtrojë ShBA dhe BE Vuçiqit, aq më e madhe do të jete përkrahja e tij për Ukrainën dhe do të kemi më shumë shanse të bindim popullin serb që gërmimi për litium nuk dëmton ambientin. Nëse ne do të vazhdojmë të përkrahim Vuçiqin, ne do të humbasim popullin serb, pasi ata nuk do të na besojnë për litiumin dhe gjithashtu do të humbasin edhe Albin Kurtin, i cili nuk do të na besojë më.”, deklaroi analisti amerikan.

Marrëdhëniet e liderëve evropianë si Macron dhe Sholz me presidentin serb, Vuçiq, për analistin amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph, janë në ndjekje të politikës së ShBA-së.

“Macron dhe Sholz po ndjekin pas vijën politike amerikane. Ata mendojnë se t’i shesësh armë Vuçiqit, ai do të rrisë përkrahjen për ta, por është e kundërta, Vuçiqi po përfiton dhe do të vazhdojë politikën e tij destabilizuese në rajon, duke tërhequr pas vetes edhe Kurtin, i cili do të vijojë të jetë provokativ me serbët e Kosovës“, theksoi Joseph.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika