Ministria e Financave njofton për verifikimet shtesë të shtesave për fëmijë

Ministria e Financave ka bërë të ditur se prindërit që nuk kanë marrë email për verifikim, nuk janë të obliguar të kryejnë verifikime shtesë për të vazhduar të përfitojnë nga shtesat për fëmijë

Ministria e Financave

Ministria e Financave e Kosovës, për programin e shtesave për fëmijë, ka njoftuar se një numër i caktuar i prindërve janë përzgjedhur për verifikim shtesë, për të siguruar që ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë.

Sipas njoftimit, këta prindër kanë marrë informacion përmes eKosova dhe email-eve nga Ministria e Financave, me udhëzime të qarta për të përfunduar verifikimin shtesë dhe për të riaktivizuar llogaritë e shtesave për fëmijë.

“Në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”, thuhet në njoftim.

Nëse nuk keni marrë ndonjë njoftim nga eKosova apo email nga MFPT, nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim.

Programi i shtesave për fëmijë do të vazhdojë si zakonisht dhe do të merrni ndihmën financiare në llogarinë tuaj çdo muaj.

Kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika