Kurti: Masat e Vuçiqit, pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq se masat e tij ndaj Kosovës janë pjesë e një fushate agresive për të nxitur konflikte të reja, ndërsa theksoi se tri kushtet e tij janë racionale dhe paqësore për zgjidhjen e situatës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar masat e kërkuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për çështjet që lidhen me Kosovën, duke i quajtur si pjesë e një fushate agresive, që ka për synim krijimin e konflikteve të reja.

Shefi i ekzekutivit ka theksuar se masat e Vuçiqit për Kosovën bëhen nga dëshpërimi dhe janë jopaqësore.

Teksa përmendi tri kushtet e tij Kurti tha se të njëjtat janë racionale e paqësore.

“Këto kërkesat e tij masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo rocionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim nuk kanë vend në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë që janë paqësore e racionale, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Bërnabiqit që thotë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën e as nuk e respekton integritetin territorial”, ka thënë tutje Kurti në një deklarim para mediave të martën.

Para mediave, Kurti të martën ka folur edhe për hedhjen e koktejit të molotovit në një shtëpi në veri, ku ka thënë se ata që bënë këtë krim do të ndiqen nga organet vendore.

Ai nuk ka folur për takimin e së martës në Bruksel.

Gjatë një adresimi në fund të javës së kaluar, Vuçiq kërkoi riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, përfshirë kthimin e tyre në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika