Në fshatin Loxhë të Pejës, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje që ka rezultuar me arrestimin e një gruaje të dyshuar për mashtrim.
Sipas autoriteteve, e dyshuara gjatë periudhës 2022-2024 ka mashtruar persona duke u premtuar sera me subvencione, por duke kërkuar pagesa prej 300-400 euro për transport dhe montim.
Gjatë operacionit janë sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë një laptop, një vulë dhe dokumente të ndryshme dhe një telefon. Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet të jetë rreth 30,000 euro.
E dyshuara është marrë në pyetje dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet për mashtrim me subvencione të bujqve