Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën një të dyshuar pasi i njëjti me qëllim të mos i shqiptohet një tiketë e trafikut për kundërvajtje, ka tentuar t’u japë ryshfet në vlerë prej 20€ zyrtarëve policorë në Lipjan.
Sipas raportit, i dyshuari është dërguar për mbajtje 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti me qëllim që të mos i shqiptohet një tiketë e trafikut për një kundërvajtje të kryer në trafik gjatë ngasjes së veturës së tij, ka tentuar t’u jep ryshfet në vlerë prej 20€ zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, vijon raporti.