BE dhe BERZH ndihmojnë NMV-të për ekonomi të gjelbër

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot ka nisur linjën e re të kredisë për bankat vendase për kreditim të mëtejshëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kuadër të programit SME Go Green, me mbështetjen e BE-së.

Përmes këtij programi, bizneset do të kenë mundësi për investime në ekonominë e gjelbër, duke përfshirë investimet me efiçiencë energjetike, energji të renovueshme dhe efiçiencë të resurseve duke kontribuuar në reduktimin e gazeve serrë.

Aty u tha se me përfundimin me sukses të projektit të tyre investues, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë të drejtë për një grant kthimi parash (grant) prej 10 për qind të shumës së kredisë, ose 15 për qind për investime në energjinë e renovueshme dhe zinxhirin e vlerës së agrobiznesit.

Sergiy Maslichenko, shef i BERZH-it në Kosovë, ka thënë se agjenda e gjelbërt është ndër prioritet kryesore të tyre dhe se ky projekt i ndihmon shumë bizneset e vogla dhe të mesme.

“Kjo është një projekt i rëndësishëm, agjenda e gjelbër është ndër prioritetet më të larta të bankës. Siç e dini sistemi i tillë është gjaku i ekonomisë dhe mbështetës i ndërmarrjeve te vogla dhe të mesme. Ne financojmë energjinë e ripërtritshme, ne kemi financuar edhe në fermat e erës, mendoj që kemi kontribuuar mjaftë shumë në pavarësinë dhe sigurinë energjetike të Kosovës. Për BERZH-in ky është programi kryesor për ofrimin e fondeve tona përmes bankave. Përmirëson mjedisin dhe redukton ndotjen, duke prodhuar më shumë energji të ripërtritshme, zvogëlohet ndotja dhe po ashtu rriten edhe vendet e punës. Si dobi është pavarësia energjetike e kompanive sepse do të këtë furnizim të qëndrueshme të energjisë”, ka thënë ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë ndërmarrjet e mesme dhe të vogla janë boshti kryesor i ekonomisë vendore, duke shtuar se ky program ka ofruar mbështetje të jashtëzakonshme duke iu mundësuar biznese që t’iu përafrohen bizneseve në BE.

“NMV janë boshti kryesor i ekonomisë sonë, NMV përbëjnë pjesën më të madhe të bizneseve. Progresi i këtyre programe ka rëndësi jetike për të mbështetur këtë sektor. Ky program ka ofruar mbështetje të jashtëzakonshme duke ju mundësuar bizneseve që të ju përafrohen atyre në BE. Theksi i programit i ka ndihmua NMV që të përqafojnë energjinë e gjelbër, nuk ka kthim prapa, jemi duke punuar drejt një të ardhme të gjelbër dhe sa më shpejt që kompanitë arrijnë që të bëjnë këtë do të jenë konkurruese jo vetëm në Kosovë, por edhe në BE”, ka thënë ajo.

Johannes Stenbak Madsen, shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, ka thënë se BE është përkushtuar për të përmirësuar përkrahjen e drejtpërdrejtë të bizneseve dhe se kjo përkrahje do t’i sjellë shumë biznese si të suksesshme.

“Si BE jemi krenarë që jemi pjesë e projekteve që ndihmojmë sektorin privat. Si pjesë e këtij programi BE ka investuar 6 milionë euro për të dhënë grante. BE është e përkushtuar për të përmirësuar përkrahjen e drejtpërdrejtë të bizneseve. Përkrahja jonë do t’u sjellë bizneseve shumë sukses”, ka thënë ai.

Chiara Di Silvestro, i cili bëri prezantimin e rezultateve të PGJS-së për NVM-të në Kosovë, tha se nga viti 2018 janë financuar mbi 150 projekte me afër 30 milionë euro.

“Kemi financuar 159 projekt, 131 janë financuar jashtë kryeqytetit. Kemi pasur shumën prej 29 milionë euro. 98 për qind të fondeve janë alokuar. Kemi shtrirje në shumë rajone”, ka thënë ajo./EO

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika