Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, të dielën e 19 qershorit, pritet ta vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e ka vizituar ditë më parë edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Ndsërsa, një ditë më pas, të hënën e 20 qershorit, do të mbahet takimi i radhës i dy qeverive, i asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjithashtu, Rama do t’i vizitojë disa fabrika eksportuese më të mëdha vendore. Kjo është hera e dytë që Rama viziton sektorë të korporatës. Hera e parë ishte më 2014.