“Jau thej komtë, jau prishi karrierën” – Prokuroria në pritje të Policisë për “kërcënimet” e Agim Ademit ndaj yjeve të Kosovës

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dhënë detaje për TV Dukagjinin, lidhur me rastin ku Ademi po dyshohet se ka kërcënuar tre futbollistë të kombëtares së Kosovës. Ai e ka konfirmuar se Prokuroria e ka autorizuar Policinë e Kosovës të marrë informata dhe t’i verifikojë ato.

Agim Ademi me Edon Zhegroven

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, mund të ketë sërish telashe me organet e drejtësisë.

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dhënë detaje për TV Dukagjinin, lidhur me rastin ku Ademi po dyshohet se ka kërcënuar tre futbollistë të kombëtares së Kosovës.

Ai e ka konfirmuar se Prokuroria e ka autorizuar Policinë e Kosovës të marrë informata dhe t’i verifikojë ato.

“E konfirmoj se është autorizuar Policia e Kosovës të verifikojë këto informata nëse ka të bëjë diçka me veprën penale “kanosje”. Pastaj, pasi të sigurohen informatat e Policisë do të vendosim nëse do të hapet rast për një vepër penale të tillë. Do t’i verifikojmë informatat e Policisë, nëse janë të vërteta do të fillojmë me hetimet”, ka thënë Gashi.

Agim Ademi ishte denoncuar publikisht nga opinionisti sportiv, Ramiz Shala, në emisionin “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini se i ka kërcënuar futbollistët e Kosovës, Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija, me fjalët – “jau thej komtë, jau prishi karrierën”.

Të tre futbollistët ishin përjashtuar nga grumbullimi i fundit i Kombëtares së Kosovës, për shkak se kishin thyer rregullat e ekipit kombëtar.

Gjithashtu, edhe gazetari sportiv, Arlind Sadiku, kishte thënë se e ka marrë konfirmimin prej njërit nga futbollistëve të përjashtuar se Ademi ua ka thënë këto fjalë.

“Skandaloze Njëri nga futbollistët e përjashtuar, në kushte anonimiteti, pranoi se Agim Ademi i ka kërcënuar duke iu thënë “jau thej komtë, jau prishi karrierën”!” – kishte shkruar Sadiku në profilin e tij në Facebook.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika