Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) ka bërë të ditur se nuk do të mbështetet më në dëshminë e 11 dëshmitarëve të caktuar më parë.
Përveç kësaj, ZPS-ja ka vendosur që t’i paraqesë deklaratat e shtatë dëshmitarëve me shkrim, në vend që ata të dëshmojnë personalisht në sallën e gjyqit.
“ZPS nuk synon më të mbështetet në provat e njëmbëdhjetë (11) në vijim dëshmitarëve. Përveç kësaj, ZPS-ja synon të dorëzojë provat e shtatë (7) dëshmitarëve me shkrim, në vend që t’i thërrasë ata për të dëshmuar”, thuhet në vendimin e marrë më 16 shtator.
Ky veprim i ZPS-së vjen pas vendimit të Panelit në maj të këtij viti, që prokuroria të ofrojë deri më 16 shtator me listën e dëshmitarëve.
Thaçi et al. trial: SPO files the latest notice regarding its witness list#ThaciEtAlCase #KosovoSpecialistChambershttps://t.co/lfpkkPdX93
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) September 16, 2024