Fushata e Federatës së Futbollit të Kosovës kundër mediave ka kapur përmasa të mëdha.
Dhjetra klube iu bashkuan kësaj nisme nga FFK-ja, e cila shkak kishte deklaratat e fundit të gazetarit, Baton Haxhiu në emisionin sportiv “Dueli Sportiv”.
Dikush më herët e dikush më vonë, pjesa dërmuese e klubeve reaguan mbi këtë nismë që tashmë ka marrë Federata.
E pikërisht klubet ranë “pre” e këtyre reagimeve të cilat i lëshuan në faqet zyrtare të tyre në “Facebook”.
Kjo nuk u pëlqeu aspak tifozëve, të cilët me komente ironike goditën klubet e tyre.
Për më tepër, tifozëve nuk po u pëlqeu aspak “nënshtrimi ndaj federatës dhe një njeriu: Agim Ademit”.
Nga komentet e ashpra në drejtim të klubeve, e deri te kritikat për nivelin e futbollit që Kosova gjendet aktualisht – e që sipas tyre fajtor kryesor është Federata, këto janë disa nga komentet e tyre:
KOMENTET E TIFOZËVE TË BALLKANIT:
KOMENTET E TIFOZËVE TË FERIZAJT:
KOMENTET E TIFOZËVE TË FERONIKELIT ‘74:
KOMENTET E TIFOZËVE TË TREPÇËS ‘89
KOMENTET E TIFOZËVE TË LIRISË:
KOMENTET E TIFOZËVE TË SUHAREKËS:
REAGIMI I TIFOZËVE TË DRENICËS: