Hezbollahu paralajmëron të hakmerret ndaj Izraelit

Frika e përshkallëzimit është rritur pasi Hezbollahu premtoi hakmarrje kundër Izraelit, të cilin e fajëson për një sulm në të cilin disa pajisje (pager) shpërthyen njëkohësisht. Në një deklaratë të mërkurën, grupi i armatosur libanez paralajmëroi se Izraeli pret "një llogari të vështirë" për sulmin e koordinuar të martën, i cili vrau 12 njerëz dhe plagosi më shumë se 2,800 në Liban dhe në pjesë të Sirisë

Ambulancat janë të rrethuara nga njerëz në hyrje të Qendrës Mjekësore të Universitetit Amerikan të Bejrutit pasi shpërthimet goditën vende në disa bastione të Hezbollahut, 17 shtator AP.

Hezbollahu dhe qeveria libaneze të mërkurën fajësuan Izraelin për shpërthimin të martën të pajisjeve elektronike të vogla të komunikimit me mesazhe (pager), që përdoreshin nga anëtarët e grupit militant (Hezbollahut).

Si pasojë e këtij shpërthimi, u vranë të paktën 12 persona si dhe u plagosën rreth 4 mijë të tjerë.

Zyrtarë të grupit militant Hezbollah thanë të mërkurën se do të vazhdojnë luftën kundër Izraelit në mbështetje të militantëve të Hamasit në Gazë dhe paralajmëruan Izraelin për një “ndëshkim të ashpër”, siç u shprehën ata.

Izraeli nuk ka bërë komente mbi ngjarjen e cila ndodhi disa orë pasi qeveria izraelite njoftoi një zgjerim të objektivave të saj lidhur me luftën kundër militantëve të Hamasit në Gazë, duke përfshirë garantimin e sigurisë së pjesës veriore të vendit, mes konfliktit me Hezbollahun përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin.

Zyrtarë të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë thanë se numri i të vdekurve nga shpërthimi ka arritur në 12 persona, mes tyre dy fëmijë, si dhe një numër që nuk dihet ende, punonjësish të kujdesit shëndetësor, raporton AP.

Ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abiad tha se dy të tretat e të plagosurve kanë nevojë të shtrohen në spital. Ai shtoi se shkalla e incidentit ishte shumë më e madhe krahasur me shpërthimin masiv në Portin e Bejrutit në vitin 2020.

Siç ka thënë ai, shumica e të plagosurve u shënuan në Bejrut dhe në periferinë jugore të këtij qyteti.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika