E arrestuara në Pejë për mashtrimin e bujqve, ka tri dënime për veprën e njëjtë

Një grua në Pejë është arrestuar të martën nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit. Ajo dyshohet të ketë mashtruar bujqit lidhur me aplikimet për subvencione bujqësore dhe premtimet se do të fitonin një serrë. Por e njejta, rezulton se ishte recediviste, dhe së fundmi ndaj saj është ngritur edhe një aktakuzë për mashtrim, e paraprakisht ishte dënuar tri herë të tjera, kryesisht me dënime me kusht e me gjoba

Foto ilustruese

Me profesion mësuese por GJ.B nga Peja, ra nën prangat e policisë nën dyshimet se kishte mashtruar disa bujq me qëllim të përfitimeve financiare.

Për arrestimin e saj, njoftoi Policia gjatë së martës, nën dyshimet se kishte mashtruar persona të ndryshëm, me vlerë dëmi që kapte shumën prej 30 mijë eurosh.

“Sa po bisedojmë Prokurori i Shtetit po përpilon kërkesën për caktim të masës së paraburgimit, dhr njëkohësisht aktvendimin për përfundimin e hetimeve ku shfrytëzojnë rastin të iu bëjmë apel viktimave të këtij rasti të paraqiten tek Prokurori i Shtetit”, ka deklaruar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore.

Ndaj saj, prokuroria e Pejës, kishte ngritur një aktakuzë gjatë muajit të kaluar, ku përfshiheshin 15 viktima, pjesa më e madhe e tyre janë nga Klina, por kishte të dëmtuar edhe nga Shqipëria.

Bazuar në aktakuzën e siguruar nga Dukagjini, e dyshuara kishte mashtruar të dëmtuarit duke i bindur se të njëjtit, po paguanin për serra të krijuara nga xhami.

“E pandehura përmes paraqitjes së fakteve të rreme ka arritur që të mashtrojë të dëmtuarit duke i nxitur të njëjtit se kinse po aplikojnë për një donacion për Dhurim të Serave, e që me këtë rast e njëjta në asnjë moment nuk i ka njoftuar apo udhëzuar të dëmtuarit që të aplikojnë përmes një mënyre apo forme të përgjithshme në kuadrin e aplikimeve të tilla, e për më tepër Shpalljen për aplikim për këtë donacion-gjegjësisht për pajisje me Sera nuk e kishte publikuar askund ashtu siç edhe parashihet dhe do duhej të ishte, por si mënyrë të vetme të “aplikimin” e kishte lënë atë që të dëmtuarit ta bënin kinse përmes xhiro-llogarisë personale të saj, e që në këtë rast në çoftë se e pandehura do t’i udhëzonte të dëmtuarit-konkretisht aplikantët për mënyrën e aplikimit të paktën shumën e të hollave që ishte kinse për “montim të Serave” ta bënin përmes xhiro-llogarisë së OJQ-së, por që e njëjta u kishte thënë që shuma e parave të deponohej në xhiro-llogarinë e saj personale”.

Sipas aktakuzës, vlera gjithsej e siguruar nga vepra penale arrin shumën totale prej 2525.00 euro në emër të Donacionit për Sera.

Por e pandehura, nuk qe emër i panjohur për organet e rendit, element ky i cili ka sjellë Prokurorinë në një vendim.

Sipas aktakuzës, ajo është recidiviste meqenëse ka tri aktgjykime tjera të formës së prerë, për mashtrim po me donacione. Për këto raste, e pandehura ishte dënuar vetëm me gjoba e me kusht.

“E pandehura ka qenë e dënuar 3 herë me Aktgjykim të formës së prerë dhe atë : sipas Aktgjykimit të formës së prerë nën Pnr.25/2009 të datës 16.03.2019 të GJTH-Pejë është shpall Fajtore dhe dënuar me dënim me kusht për vepër penale të – Mashtrimit nga neni 261 të KPK-së, po ashtu me Aktgjykim të plotfuqishëm të GJTH- Gjakovë nën Pnr.287/2016 me datë 19.02.2019 për të njëjtën vepër është shpall fajtorë dhe dënuar me dënim me gjobë dhe me kusht nga neni 335 i KPK-së, sikurse me Aktgjykim të formës së prerë nën Pnr.249/2017 të datës 17.10.2019 është shpallur fajtor dhe dënuar me dënim me gjobë për vepër penale – Mashtrimi nga neni 335 të KPK-së. Gjë që vërteton edhe më tepër bindjen se e njëjta është recidiviste e veprës penale për të cilën po pandehet dhe konkludohet se nuk është hera e parë që e pandehura të ketë rënë ndesh me organet e drejtësisë, për më tepër referuar rasteve të evidentuara nga Ekstrakti mbi dënimet penale, e njëjta edhe më parë ka mashtruar duke u thirrur në emër të donacioneve të tjera”.

Siç thuhet në aktakuzë, kur të dëmtuarit nuk pajiseshin me sera dhe nga e pandehura kërkonin të hollat e paguara, e njëjta arsyetohej se këto të holla i kishte shfrytëzuar për mjekim.

Fillimisht e arrestuara për këtë aktakuzë ishte hetuar për veprën penale përdorimi  i paautorizuar i pasurisë, por në fund të hetimeve, vepra ishte rikualifikuar në mashtrim.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika