Loja me letrën, u tërhoq Serbia nga Marrëveshja e Ohrit apo jo?

Deklaratat e ndryshme në Prishtinë e Bruksel të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak rreth letrës së Serbisë kundër marrëveshjes së Ohrit, po vlerësohen si njëanshmëri e pastër në favor të Serbisë. Njohës të procesit të dialogut kritikojnë diplomatin sllovak dhe tërë BE-në, duke thënë se veprime të tilla vetëm sa i largojnë palët nga njëra-tjetra

Zyra e Bashkimit Evropian, Bruksel.

“Kushtëzimin nga Serbia që e ka pranuar ndërmjetësi Lajçak e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues,” tha kryeministri Albin Kurti më 14 shtator të vitit 2023.

Ky është një nga jo pak rastet kur kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Bashkimin Evropian për njëanshmëri në favor të Serbisë gjatë ndërmjetësimit të dialogut.

Megjithatë, qeveria e udhëhequr nga Kurti nuk e ka thënë saktësisht nëse njëanshmëri përbën edhe moskonsistenca e emisarit Lajçak rreth letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq kundër marrëveshjes së Ohrit.

Para një jave kur vizitoi Prishtinën, diplomati sllovak tha se kjo letër është tërhequr mbrapsht nga Serbia.

Por pak ditë pas hollësi rreth kësaj çështje refuzoi të jap zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Situata mori kthesë të kundërt të martën, kur Bislimi deklaroi se pas takimit me Lajçakun në Bruksel, ai ia konfirmoi se Serbia nuk ke ka tërhequr letrën.

Pas kësaj deklarate, Dukagjini ka pyetur BE-në për pretendimin e Bislimit, mirëpo zëdhënësi Stano nuk ka kthyer përgjigje.

Kjo situatë, sipas profesorit në kolegjin “King’s” të Londrës Andi Hoxhaj, është haptazi njëanshmëri e BE-së në favor të Serbisë.

“Kjo është goxha shqetësuese sepse tregon që Z. Lajçak është jokonsistent në deklaratat që ai bën dhe gjithashtu ai e ka humbur besimin në dialogun që ka kryesuar këto kohë, sepse kjo jokonsistencë që ka dhe që e prezanton, vetëm e dënon dhe deri diku i bën palët të jenë shumëherë më larg sepse nuk mund t’i besosh kur mban qëndrime të tilla,” tha Andi Hoxhaj, Profesor në “King’s College London”.

Hoxhaj shpreson që ky të jetë takimi i fundit që ndërmjetëson Lajcak, dhe mandatin ta marrë udhëheqësja e re dialogut Kaja Kallas.

Vlerësim të ngjashëm ka edhe profesori tjetër në Londër, Seb Bytyçi.

“Tregon joseriozitet, tregon gjithashtu edhe njëanshmëri sepse vazhdimisht nga emisari Lajçak por edhe nga përfaqësuesi i lartë Borrell ka pasur përpjekje që të mbulohen veprimet apo sjelljet sabotuese e zvarritëse të Serbisë, ose është tentuar të shpërndahet faji te të dyja palët ose t’i lihet faji Kosovës për çfarëdo dështimi,” Seb Bytyçi, Profesor në Londër.

Përmes letrës së dërguar në Bruksel gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, Serbia tërhiqet nga zbatimi i shumicës së neneve të marrëveshjes së Ohrit, specifikisht atyre që parashohin njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika