Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj në kabinetin e tij

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka bërë ndryshime në kabinet, duke emëruar Ilva Gjuzin si zëvendësministre të Turizmit, Blerta Ramën në Ekonomi, Kulturë dhe Inovacion, dhe Sofjan Jaupaj në Turizëm dhe Mjedis

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme ka sjellë disa ndryshme të reja në kabinetin qeveritar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka besuar pozicionin e zëvendësministres së Turizmit, Ilva Gjuzit, e cila është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste si nënkryetare e saj.

Ndërkohë, Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, drejtuar nga ministri Blendi Gonxhe.

Nga ky pozicion është liruar Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, edhe Silda Çepe është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sofjan Jaupaj u emërua zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika