Limaj: Krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e Asociacionit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se krerët e shtetit të Kosovës janë zotuar për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Limaj ka kritikuar mënyrën e trajtimit të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke theksuar se tre krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e Asociacionit si një kusht për anëtarësim në KiE.

Ai teksa ka përmendur letrën e dërguar nga ministrja e Jashtme për këtë,  e ka konsideruar si një “tentim të një lloj mashtrimi në minutat e fundit”, që ka për qëllim të krijojë konfuzion te mekanizmat ndërkombëtarë dhe të dëmtojë procesin e integrimit të Kosovës.

“Presidentja është zotuar, tre krerët e shtetit janë zotuar, kur nuk iu ka funksionuar kjo letër, ministrja e Jashtme në mënyrë militante bën veprimin e natës së parë, presidentja nuk është duke e kontestuar këtë letër.  Janë zotuar para organeve për implementim të Asociacionit, kanë tentuar ta bëjnë një lojë në natën e fundit, kjo tregon papjekurinë politike, pa njohurinë diplomatike, tentim të një lloj mashtrimi në minutat e fundit me i vendos në lajthitje mekanizmat ndërkombëtarë”, ka deklaruar Limaj.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika