Limaj: 90% e ekipit të Kurtit do të ikin nga Kosova nëse nuk i fitojnë zgjedhjet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se shumica e anëtarëve të ekipit të kryeministrit Albin Kurti do të largoheshin nga Kosova, nëse nuk do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Atë ditë që nuk marrin vota, nuk i sheh në Kosovë, 90 për qind të ekipit të Albinit nuk do të shohësh në Kosovë nëse nuk i ka deputet ose nuk i ka në qeveri pse s’po i ndërron ky se i ikin krejt”, ka thënë Limaj.

Limaj ka theksuar se do të qëndrojë në Kosovë pavarësisht rezultatit në zgjedhje.

“Sa të më jep populli votë, unë popullin e du edhe kur s’më voton edhe kur më voton, unë vendin tim e du,” ka deklaruar Limaj.

Ai theksoi se vendi ka nevojë për përkushtim të sinqertë dhe të vazhdueshëm, duke bërë thirrje që ta duan vendin edhe kur përballemi me sfida dhe kritika.

“Vendin duhet ta duash edhe kur të rrehë,” ka përfunduar Limaj.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika