Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në drekën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohet për reformat kyçe për disbursimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enjte do të marrë pjesë në një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas burimeve të Radio Televizionit të Kosovës, kryeministri Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim, ku do të diskutohet agjenda e reformave për rajonin.

Këto reforma janë thelbësore për t’i përmbushur kushtet e nevojshme që mundësojnë disbursimin e pagesave të para nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendeve të rajonit në BE.

Për këto agjenda pëlqimin duhet ta japin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe komiteti i instrumenteve të paraanëtarësimit. Akoma po synohet që pagesat të nisin gjatë vjeshtës, por në Komisionin Evropian nuk ka datë të qartë kur shtetet në fjalë mund të përfitojnë nga këstet e para.

Në këtë drekë pune, shtetet e rajonit do të përfaqësohen nga kryeministrat, pos Serbisë e cila do të përfaqësohet nga presidenti.

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, ka konfirmuar se ftesa i ka shkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrit të Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen nesër takohet për drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika