Vdes në QKUK i mituri që dy ditë më parë u rrëzua në shtëpinë e tij

I mituri që u rrëzua në shtëpinë e tij dy ditë më parë dhe u shtrua në QKUK, ka ndërruar jetë të mërkurën, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore

QKUK

Një i mitur i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një rrëzimi në shtëpinë e tij, ka ndërruar jetë të mërkurën.

Rasti ka ndodhur më 16 shtator, dhe më 18 shtator, viktima ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

Në përputhje me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për të kaluar nëpër procesin e obduksionit.

“Malishevë  16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte  rrëzuar në shtëpinë e tij, sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë se Kosovës.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika