Në mes të kundërshtimeve e kritikave, Drenasi jep në shfrytëzim 51 prona publike

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Me 17 vota për, 12 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi Komunal i Drenasit ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të 51 pronave publike për një periudhë prej 99 vitesh.

Gjithashtu, nga lista paraprake u hoqën tre prona, por kjo nuk ndikoi në ndryshimin e qëndrimeve të opozitarëve.

Vendimi ka hasur në kundërshtime nga ana e asamblistëve opozitarë, të cilët e kritikuan ashpër këtë akt. Opozitarët në Drenas kanë theksuar se njëra ndër arsyejet kryesore e kundërshtimit të tyre është plani për rrënimin e objektit të komunës së vjetër, në të cilin gjendet edhe Shtëpia e Kulturës.

Pas miratimit, i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se shfrytëzimi i pronave publike nga investitorët apo biznesmenët është e paraparë me ligj.

“Më vjen keq, komuna ka humb gjithçka dhe ka humb qytetari i Komunës së Drenasit në mosfunksionimin e Kuvendit, duke përshirë grantin e performancës për 2024 që do ta merre komuna në vitin 2025.

Me urgjenca i kam çuar gjitha këto pika të rendit të ditës, pasi janë nevojë e domosdoshme e proceseve dhe procedurave të Kuvendit dhe pika e tretë ka qenë më kontestuese. Gjithmonë opozita këmbëngul të kundërtën sepse është opozitë dhe e vlerësoj. Por është një pjesë e opozitës për dijeninë tuaj sepse janë 5 anëtarë të opozitës që e kanë votuar listën paraprake. Është një listë ku i paraqitet qytetarit, por edhe investitorëve që kanë interesuar me shfrytëzu pronën publike”, ka thënë Lladrovci.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika