Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar përkushtimin e Gjermanisë për të mbështetur Kosovën dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me rastin e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit.
Rohde ka thënë se është krenar që sheh Gjermaninë duke pritur Procesin e Berlinit në 10-vjetorin e tij.
“Që nga edicioni i tij i parë 2014, ai ka nxitur lidhje më të forta midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE dhe vendeve partnere. Së bashku, ne jemi të përkushtuar për të nxitur bashkëpunimin rajonal, rritjen e mbështetjen për Kosovën dhe në të gjithë rajonin”, ka shkruar Rohde në platformën X.
Ai ka theksuar se qëllimi kryesor është rritja e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, ka synuar të përmirësojë marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe të avancojë procesin e integrimit në BE.
Proud to see 🇩🇪 hosting the #BerlinProcess on its 10th anniversary.
Since its first edition 2014, it has fostered stronger ties between the WEB-6, 🇪🇺 & partner nations.
Together, we’re committed to boosting regional cooperation + supporting growth in 🇽🇰 and the entire region. pic.twitter.com/To2xRIHZEV— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 19, 2024