Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka mbajtur një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrin e Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim u mbajt për të diskutuar agjendat e reformave që janë të domosdoshme për të nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes së BE-së për rajonin.
Ajo ka shkruar se të gjitha këto shtete janë pjesë e Evropës dhe se po punohet në këtë drejtim dhe paralelisht po integrohen ekonomitë dhe tregjet e tyre me ato të BE-së.
“Sot prita liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Kjo është ajo që ne po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, ka shkruar ajo në X.
Today I received the leaders of the six Western Balkan partners.
All six countries belong in Europe.
This is what we are working on.
In parallel, we are bringing their economies and markets closer to ours with our €6 billion Growth Plan for the region. pic.twitter.com/FDk7fPeXLc
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 19, 2024