“Pse vlerësime dhe jo veprime?” – Deputetja e VV-së kritikon “politikat e vjetra” për barrikadat në urën e Ibrit

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka kritikuar marrëveshjet e kaluara për heqjen e barrikadave në nga ura e Ibrit

Arbreshë Kryeziu, deputete e LVV-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka kritikuar politikat e mëparshme të qeverive të kaluara lidhur me hapjen e urës së Ibrit, duke e krahasuar atë me situatën e tanishme.

Në një postim në Facebook, Kryeziu Hyseni kujtoi një lajm të vitit 2014, kur grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit ishin pajtuar që deri në fund të shtatorit të atij viti të ofronin vlerësime për heqjen e barrikadave, por jo t’i largonin ato menjëherë.

“Veç lexojeni çka thotë lajmi i vitit 2014:

‘Në bisedimet që u ndërmjetësuan nga BE, dy grupet punuese, ato të Prishtinës dhe të Beogradit, janë pajtuar që deri në fund të shtatorit t’i japin vlerësimet për heqjen e barrikadës’.

Pra, kanë pranu me formu një grup punues edhe atë jo me i heq barrikadat, por me vlerësu punën e heqjes së barrikadave.

E janë këta të njëjtit që sot kritikojnë Qeverinë si për veriun si për tema të tjera”, ka shkruar deputetja e VV-së në Facebook.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika