Manastiri i Banjskës mbyllet për vizitorë nga data 23 deri më 26 shtator për arsye sigurie

Foto: Kossev

Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator, sic thuhet në njoftim për arsye sigurie.

Mbyllja përkon me përkujtimin e një vjetorit të sulmit terrorist të ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup i armatosur, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq, vrau rreshterin Afrim Bunjaku.

Në njoftimin e saj, Dioqeza theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe theksoi se mbyllja është një masë e nevojshme për të shmangur tensionet e mundshme.

“Arsyeja e mbylljes është siguria dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin,” thuhet në reagim.

Njëkohësisht, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për 45 persona në lidhje me këtë agresion, duke përmendur se qëllimi i grupit kriminal ishte aneksimi i veriut.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika