Kurti: Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet pa vonesa, të mos shkelet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Marrëveshja Bazë e vitit të kaluar duhet të zbatohet pa vonesa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë është në një fazë të avancuar dhe ka theksuar se është e domosdoshme që marrëveshjet e arritura midis dy vendeve të respektohen dhe të zbatohen pa vonesa.

Këto komente ai i bëri gjatë një adresimi për medie nga Brukseli, pas një dreke të organizuar nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ndonëse është me mijëra pyetje ky pyetësor, ne duam t’i përgjigjemi me durim dhe përkushtim. Dialogu ka një fazë të avancuar që nuk duhet asnjëherë të harrohet fakti që kemi marrëveshje, pra Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje në rrugën për normalizim të marrëdhënieve, kjo marrëveshje quhet Marrëveshja Bazike nga shkurti i vitit të kaluar, që e ka edhe aneksin e zbatimit nga dakordimi në Ohër”, ka thënë Kurti, shkruan RTK.

Kurti rikujtoi rëndësinë e Marrëveshjes Bazike të arritur në shkurt të vitit të kaluar. Ai theksoi se kjo marrëveshje, e cila përmban elemente të njohjes de-facto midis Kosovës dhe Serbisë, duhet të zbatohet plotësisht.

“Marrëveshja duhet të respektohet, të mos shkelet dhe të zbatohet pa vonesa”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika