Policia e Kosovës gjatë ditës së enjte të 19 shtatorit ka arrestuar dy persona nën dyshimin se i kanë vënë zjarrin me qëllim një shtëpie.
Sipas raportit të policisë, ngjarja kishte ndodhur më datën 6 shtator të këtij viti.
Pas hetimeve, dy të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti.