Çavusoglu: Turqia s’do të lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta

Turqia do ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, ka thënë kryediplomati turk, Mevlut Çavuşoglu

Takimi midis kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrit te Jashtëm, Mevlut Çavuşoglu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavuşoglu, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës, dhe se Turqinë e ka cilësuar si partner, mik dhe aleat të madh.

Në njoftimi për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se kryediplomati turk teksa e ka theksuar mbështetjen e Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ka thënë se Turqia do ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

“Ai tha se Turqia e mbështet anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës dhe se Kosova është vend partner i NATO-s. Po ashtu, theksoi se Republika e Turqisë e ka shumë të rëndësishme paqen dhe stabilitetin dhe se nuk do të lejojë që rajoni i Ballkanit të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavuşoglu

Po ashtu, ministri turk ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve.

Ndërkaq, duke potencuar stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitiv ekonomik, kryeministri Kurti ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit.

“Ai veçoi synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s ndërsa theksoi mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri”, vijon njoftimi.

Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit thuhet se është folur edhe për fusha të bashkëpunimit në ekonomi, energji, siguri dhe mbrojtje.

Ndërkohë, u vlerësuan lidhjet e shumta mes dy vendeve, duke veçuar ato mes qytetarëve, që janë një urë për marrëdhëniet e forta dypalëshe.

Çavusoglu, gjatë takimit të tij me kryeministrin Kurti, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Kështu ka bërë të ditur ministri turk përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, ku ka potencuar se në takim është folur për kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s.

“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, ka shkruar kryediplomati turk.

Ndërkaq, të dielën e 19 qershorit, ai është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me ministren e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla.

Çavusoglu takon Kurtin: Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe kërcënimin nga organizata terroriste e FETO-s

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika