Kosova do të përfaqësohet me katër skuadra në garat evropiane për herë të parë në historinë e futbollit tonë.
Kampioni në fuqi Ballkani do të luajë në Ligën e Kampionëve ndërsa Drita, Gjilani dhe Llapi në Ligën e Konferencës.
Këto skuadra tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre, dhe sonte në “Dueli Sportiv” do të analizohet shorti për skuadrat kosovare se kush ka gjasat më të mira për të ecur tutje.
Edhe skuadrat tjera shqiptare si Tirana, Vllaznia, Partizani, Laçi, Deçiqi, Shkëndija, Shkupi, kanë mësuar kundërshtarët për garat evropiane dhe për të gjitha këto, trajnerët, opinionistët dhe gazetarët sportiv do të diskutojnë në “Dueli Sportiv”.
Gjithashtu, në studio do të anazliohen në detaje edhe transferimet deri me tani nga klubet kosovare, ku padyshim Drita e Gjilanit ka qenë një nga klubet me aktive.
Për të diskutuar për këto tema, sonte në studion e “Dueli Sportiv” do të jenë; Bylbyl Sokoli- analist i rregullt, Muhamet Dragusha – analist dhe ish/futbollist, Lavdim Pireva – Gazetar në Telegrafi Sport, Avni Bytyçi – Opinionist dhe Engjëll Bërbatovci – Komentator në ArtMotion.
Emisioni qëndor i sportit në RTV Dukagjini, “Dueli Sportiv” me Ndrec Gjonaj dhe Erza Brahushi, transmetohet çdo të diel nga ora 22:00.