Vrasja në Mitrovicë, Policia: Në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja, vazhdojnë hetimet për identifikimin e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve për vrasjen në Mitrovicë, janë sekuestruar gjashtë gëzhoja, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit

Pamje nga vendi i ngjarjes, foto Agim Bahtiri, Facebook, 20 shtator 2024.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e së premtes që ndodhi në Mitrovicë, ku ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Sipas policisë, i dyshuari rreth orës 09:45 kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F.Z., 45-vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, e më pas në ShSKUK.

“Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i  plagosuri  viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete  i viktimës është dërguar në  IML, për obduksion”.

“Nga  hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policorë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar  gjashtë gëzhoja. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  vrasje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vdes 40-vjeçari i plagosur në Mitrovicë, dyshohet se 6 plumba u shkrepën në drejtim të tij

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika