Hezbollahu e godet veriun e Izraelit me 140 raketa

Hezbollahu goditi veriun e Izraelit me 140 raketa të premten, një ditë pasi udhëheqësi i grupit militant Hassan Nasrallah u zotua se do të hakmerrej kundër Izraelit për një sulm masiv bombardues, thanë ushtria izraelite dhe grupi militant

Sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite Iron Dome qëllon për të kapur një raketë të lëshuar nga Libani, në Izraelin verior, të premten, 20 shtator 2024. (AP Photo/Leo Correa)

Hezbollah – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – e ka goditur veriun e Izraelit me 140 raketa të premten, thanë ushtria izraelite dhe grupi militant.

Ky sulm u krye një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u zotua për hakmarrje ndaj Izraelit për shpërthimet vdekjeprurëse të pajisjeve të telekomunikimit në Liban këtë javë.

Ushtria izraelite tha se kishte tri valë sulmesh me raketa të premten pasdite dhe se shënjestër e tyre ishin zonat përgjatë kufirit të rrënuar me Libanin.

Hezbollahu tha se i goditi disa zona përgjatë kufirit me Izraelit duke përdorur raketa Katyusha, si dhe bazat e mbrojtjes ajrore dhe selinë e një brigade të blinduar izraelite.

Grupi militant tha se sulmi raketor ishte hakmarrje për sulmet e Izraelit në fshatra dhe shtëpi në jug të Libanit.

Hezbollahu edhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse çdo ditë prej 8 tetorit, një ditë pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, sulmi raketor i së premtes ishte më i madh se zakonisht.

Nasrallah u zotua të enjten për vazhdimin e sulmeve të përditshme ndaj Izraelit, pavarësisht sulmit vdekjeprurës të kësaj jave në pajisjet e komunikimit të anëtarëve të saj.

Së paku 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3.000 të tjerë u plagosën kur shpërthyen së pari pejxherët dhe pastaj radiolidhjet e përdorura nga anëtarët e Hezbollahut në dy valë sulmesh të martën dhe të mërkurën.

Libani dhe Hezbollahu e akuzojnë Izraelin për kryerjen e këtyre sulmeve, por Izraeli nuk ka pranuar e as mohuar përfshirjen./Radio Evropa e Lirë

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika