Vdes një i burgosur që po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, SHKK-ja jep detaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946

Një i burgosur duke fshirë oborrin në Qendrën e Paraburgimit në rajonin e Gjilanit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Gjilanit ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946.

Sipas SHKK-së, i ndjeri ishte duke marrë trajtim mjekësor në Njësinë Koronare të këtij spitali që prej caktimit të masës së paraburgimit, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

“I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

SHKK-ja ka bërë të ditur se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika