Seanca e shqyrtimit fillestar për të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, që ndodhi më 24 shtator 2023, do të nisë më 25 shtator, një ditë pas përvjetorit të parë të ngjarjes tragjike.
Këtë e ka konfirmuar prokurori i rastit, Naim Abazi.
Ndërkaq, para disa ditësh, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq. Deri tani, në masë të paraburgimit janë vetëm tre të dyshuar.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë.