Haziri kritikon Kurtin: Shtetin që dikur e kundërshtonte, tani si kryeministër po e izolon

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për izolimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se politikat e tij po dëmtojnë imazhin e vendit

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë për emisionin “FIVE” të Dukagjinit, Haziri tha se Kosova, e cila dikur ishte një nga përfituesit kryesorë të Procesit të Berlinit, tani po rrezikon përjashtimin nga ky mekanizëm, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Qeverisë Kurti.

Sipas Hazirit, Kosova është përballur me rrezikun e përjashtimit, jo për shkak të Serbisë, por si rezultat i veprimeve të vetë kryeministrit Kurti.

“Skandaloze është, tetori është në 10-vjetorin e mekanizmit të Berlinit. E Kosova ka qenë vendi më i lumtur edhe më i angazhuar që Procesi për Ballkanit Perëndimor ka ndodhur. Jemi trajtuar të barabartë, kemi marrë pjesë në mënyrë aktive dhe kemi përfituar.

Në 10-vjetorin e saj, në vitin jubilar, Qeveria Kurti kërcënon venin tonë, jo dikush tjetër, vetë kryeministri për mospërmbushje të obligimeve të na përjashtojnë nga mekanizmi i Berlinit. Nuk ka nevojë Serbia të lobojë që të na largojë ose mos me na pranu. Ne jemi duke e bërë punën e tjerëve vetë. Ne po largohemi edhe aty ku jemi.

… Gjithçka që është duke u sillë rreth Kosovës është lajm i keq. Gjithçka që është duke u sillë rreth Kosovës janë vendimet e këqija të kësaj Qeverie, që Kosovën po ë bëjnë me imazh të keq”, ka thënë Haziri.

Haziri ka shtuar se Kurti tani si kryeministër po vepron kundër interesave të shtetit që dikur e kundërshtonte. Ai theksoi se vendimet e qeverisë aktuale janë përgjegjëse për përkeqësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për izolimin politik të vendit.

“Prania e kryeministrit në dreka pune me Ballkanin Perëndimor dhe në samite ku flitet për Ballkanin perëndimor është e vetmja derë që i mbetet kësaj Qeverie. Kosova çdo ditë e më shumë po izolohet edhe politikisht.

Nuk është asgjë e re për LDK-në, sepse zoti Kurti më 17 shkurt 2008 nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, e pat kundërshtuar. Ka kundërshtuar me çdo mjetet. Dhe atë Republikë të Kosovës që e ka kundërshtuar tani si kryeministër më të gjitha asetet, më të gjitha të mirat dhe me petkun që ia jep shteti i vet është duke e izoluar. Është duke e izoluar çdo ditë dhe nuk është ka e donë këtë vend. As për vete, as nuk po lejon më bë të dashur për popullin e vet”, ka shtuar Haziri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika